Siria liron 61 pengje

Së paku 61 femra të burgosura janë liruar nga qeveria siriane pas një marrëveshjeje komplekse tri-palëshe për pengjet.

Bota

25/10/2013 16:37

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) tha se Qeveria e Presidentit Bashar al-Assad i ka liruar disa të burgosura gjatë dy ditëve të kaluara.

Pamjet e Al-Jazeera tregonin teksa femrat ishin duke u liruar.

Ndërkohë energjia elektrike është duke u kthyer në Damask pas një sulmi të rebelëve në një tubacion të gazit.

Sulmi shkaktoi ndërprerje të përhapura të energjisë dhe bëri që të shpërthej një zjarr i madh në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të qytetit. Qyteti verior Aleppo dhe qyteti qendror i Homs gjithashtu kanë qenë të prekura nga ky sulm.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga zyrtarët sirianë lidhur me deklaratat e raportuara, as nuk janë dhënë detaje se si është gjendja e grave apo se ku janë të vendosura tashmë ato.

Në Mbretërinë e Bashkuar baza e SOHR tha se lirimi ishte pjesë e një marrëveshjeje për shkëmbim të pengjeve, e ndërmjetësuar javën e kaluar nga Katari dhe autoritetet palestineze.

Kjo gjë rezultoi me lirimin e nëntë qytetarëve libanezë- të cilët thuhej se po mbaheshin në pjesën veriore të Sirisë, nga luftëtarët të një grupi kryengritës sunit, që janë kundërshtarë të Presidentit Assad- i cili i liroi pengjet të dielën.

Rebelët insistuan se pengjet e tyre ishin luftëtarë të Hezbollahut, grupit militant shiit libanez, dhe ishin duke kërkuar lirimin e të burgosurve në këmbim të grave.

Persona të armatosur libanezë gjithashtu liruan dy pilotë turq të dielën, si pjesë e marrëveshjes tri-palëshe.

Zyrtarët në Liban thonë se pjesa e tretë e kësaj marrëveshjeje ishte lirimi i grave.

Korrespodentët thonë se përfshirja e Libanit, Sirisë, Turqisë, Katarit dhe auoriteteve paleztineze në këtë marrëveshje, tregon shkallën në të cilën kriza në Siri- tani në vitin e saj të tretë- është përhapur në të gjithë rajonin dhe më gjerë.

Është e qartë se përpjekjet e mëdha kanë prodhuar këtë marrëveshje të komplikuar, thonë korrespodentët.

Konflikti sirian ka marrë jetën e më shumë se 100 mijë personave, dhe ka bërë që numri i refugjatëve të rritet në më shumë se 2 milionë.

Përderisa lufta vazhdon të krijojë tensione, shkëmbimi i pengjeve krijon një dritëz të vogël shprese, thonë korrespodentët, përderisa po intensifikohen përpjekjet për të organizuar një konferencë për paqe në Gjenevë muajin e ardhshëm.