Siria kërkon tërheqjen e trupava ushtarake të SHBA-së

Siria u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, për tërheqje të forcave ushtarake, tani që lufta kundër militantëve ekstremistë, Shtetit Islamik, pothuajse ka perfunduar.

Bota

14/11/2017 16:51

Në një deklaratë të ministrisë së Jashtme, të shfaqur nga media shtetërore të martën, thuhet se prania e trupave amerikane nuk do të çojë në ndonjë zgjidhje politike të konfliktit.

Komentet vijnë vetëm disa ditë pasi sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, pati thënë se “ne nuk do të ikim tani”, derisa të shohim rezultate nga proceset politike të mbështetura nga SHBA-të.

Forcat ushtarake amerikane dhe këshilltarët po e mbështesin koalicionin kurd, Forcat Demokratike Siriane, në luftën e tyre kundër militantëve të Shtetit Islamik në veri dhe lindje të Sirisë.

Forcat kurde duan të ushtria amerikane të qëndroj në vend për të ndihmuar në parandalimin e përplasjeve në mes të forcave qeveritare, të cilat poashtu po luftojnë IS.