Siri së shpejti do të bëhet edhe më i mençur

Asistuesi me zë i Apple i quajtur Siri nuk është aktualisht edhe aq i mençur siç duket, por kompania raportohet se është duke shikuar ta bëjë atë shumë më të mençur së shpejti.

Auto & Tek

06/07/2014 21:57

Apple është duke punësuar një ekip hulumtuesish për të përmirësuar programin e gjeneratës së ardhshme të Siri, i cili thuhet se do të punojë me lidhje algoritme neurale, bazuar në një raport të postuar nga Wired.

Kjo do ta bëjë më të lehtë për programin që të mësojë dhe kuptojë gjuhë të folura me shpejtësi të njëjtë si të njeriut. Disa veprime si njohja e fytyrës dhe të të folurit janë më të komplikuara për një kompjuter për t’i njohur ato se sa truri i njeriut.

Lëvizja e Apple do të bëjë që të jetë në garë me disa kompani teknologjike të cilat tashmë kanë eksperimentuar me metodën e të mësuarit të të folurit. Google Now i Android tashmë i ka testuar sistemet neurale, gjithashtu edhe Microsoft, i cili do të përdorë atë për të aktivizuar përkthyesin në kohë reale për Skype që do ta lansojë më vonë këtë vit.

Fakti që Apple është duke punësuar njerëz të nivelit të lartë në grupet punuese do të thotë që kompania e ka marrë këtë punë me shumë seriozitet, për të rritur cilësinë e sistemeve të njohjes së zërit dhe gjuhës. Nuk është bërë ende e ditur se a do ta shohim sistemin e ri të Siri në sistemin operativ iOS 8 kur të jetë i gatshëm më vonë.

Muajin e kaluar, gazeta Wall Street kishte raportuar se Nuance ishte duke shikuar mundësinë e shitjes së biznesit të tij, dhe Apple dhe Samsung ishin të interesuar që ta blinin; sidoqoftë, nëse këto janë të vërteta, duket se Apple do të ketë një synim të ri.