Siri së shpejti do ta njohë vetëm zërin e pronarit të tij (Foto)

Teknologjia e re e Apple që do ta përdorë në asistentin digjital me zë Siri, do të bëjë të mundur që të njihet zëri i atij që është duke folur.

Auto & Tek

12/09/2015 11:27

Siri i Apple do të bëhet edhe më i mirë se që është, në njohjen e pronarit të tij, thuhet sipas disa raporteve.

Kjo teknologji e re do t’i lejojë përdoruesit e iPhone 6S dhe 6S Plus që thjeshtë të thonë ‘Hey Siri’ për ta aktivizuar asistentin e mençur digjital me zë.

Pamje të reja nga versioni më i fundit publik testues i këtij programi zbulon se Siri mund të ‘trajnohet’ për ta njohur zërin e pronarit të tij, transmeton Lajmi.net.

Në modelet aktuale të iPhone, ju mund ta aktivizoni Siri-në duke thënë ‘Hey Siri’ vetëm kur celulari është në rrymë duke u mbushur.

Por, në modelet e reja të iPhone, veçoria ‘Hey Siri’ do të aktivizohet gjatë gjithë kohës, qoftë nëse celulari është në rrymë apo jo, falë përmirësimeve në iPhone.

Përmes teknologjisë së re që është në modelet e reja të iPhone, Siri do të jetë në gjendje që ta njohë zërin e pronarit të tij, dhe të aktivizohet vetëm kur pronari i iPhone thotë ‘Hey Siri’. (Lajmi.net)

Screenshot_3