Siri, për gjashtë muaj janë vrarë 2.257 civilë

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se në 186 masakra të kryera gjatë 6 muajve të këtij viti në Siri, shumica prej tyre nga regjimi i Bashar al Asadit dhe mbështetësit e tij, kanë humbur jetën 2.257 civilë, gjysma e të cilëve janë gra dhe fëmijë.

Bota

07/07/2018 16:59

SNHR ka publikuar raportin për periudhën janar-qershor të vitit 2018, në lidhje me sulmet të cilat i klasifikon si masakra ku vriten të paktën 5 persona.

Gjatë kësaj periudhe, sipas raportit, në 186 masakra të kryera nga regjimi i Asadit, Rusia, organizata terroriste YPG/PKK, grupet e koalicionit kundër DEASH-it dhe palët tjera, kanë humbur jetën gjithsej 2.257 civilë, nga të cilët 660 fëmijë dhe 479 gra, transmeton AA.

Në raportin e SNHR-së thuhet se në 6 muajt e parë të këtij viti, forcat e regjimit në Siri kanë kryer 122 masakra, Rusia 24, YPG/PKK 3, forcat e koalicionit 15, ndërsa palët tjera 22.

Sipas raportit gjatë periudhës 6 mujore, forcat e regjimit kanë shkaktuar vdekjen e 1.502 civilëve, YPG/PKK 28, forcat e koalicionit ndërkombëtar 199 dhe palët tjera 237 civilë.

Në raport bëhet thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe kërkohet që përgjegjësit e masakrave të nxirren para drejtësisë.