Siri: Arrin në 150 numri i të vrarëve pas sulmeve të ISIS-it

Regjimi sirian mori një goditje të rëndë nga një seri sulmesh terroriste, ku u shënuan 150 të vdekur në bastionet e rajonit bregdetar, sulme të pretenduara nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS).

Bota

23/05/2016 21:19

Sulmet që përfshinë qytetin Tartous dhe Jablé ishin tronditëse në këto qytete të banuara në pjesën më të madhe me sirianë alavitë, minoritet ku bën pjesë kreu i shtetit Bachar al-Assad.

Në këtë stad të luftimeve këto dy qytete ishin të distancuara nga lufta që po rrënon Sirinë prej gjashtë vitesh.

Një prej sulmeve u ndërmor nga një kamikaz i cili u hodh në erë pasi aktivizoi një brez me eksploziv në një spital ku ofroi ndihmën e tij për transportimin e personave të plagosur nga shpërthimi i një autoveture të shënuar më parë, sipas informacioneve të mbledhura nga Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH). /AFP/