Siri: 5-vjeçari që thotë se ka raste që ha edhe bar (Video)

Një video e një 5 ­vjeçari nga Siri po bën tashmë xhiron e botës. Videoja përmban një intervistë të shkurtër të realizuar me një 5 ­vjeçari, të vendosur përpara një dhome të errët dhe me mur guri.

Bota

29/05/2015 22:43

Teksa i përgjigjet pyetjeve të personit që po realizonte këtë video, djali 5 vjeçarë thotë se ka dy ditë pa ngrënë, ndërsa ka pasur raste që kur ka qenë shumë i uritur ka ngrënë edhe bar.

Duket qartë edhe në fytyrën e 5 ­vjeçari që jeta e tij është shumë e vështirë, teksa edhe kur flet ai duket i frikësuar, me fytyrë të pisët dhe sy të lodhur.

Ku presoni që po realizonte videon e pyet nëse është i uritur, djali i vogël i përgjigjet menjëherë ‘po’. Ndërsa, kur ai e  pyet se sa kohë ka pa ngrënë ushqim, djali përgjigjet qetësisht dhe me një zë që ka prekur të gjithë ata që e kanë dëgjuar se ka ‘dy ditë’.

Por ajo që është më tronditëse është kur ai e pyet fëmija  se si ai ja bën për të qëndruar gjallë dhe 5 – vjeçari i përgjigjet i tronditur “ka raste që ha edhe barë. Dëshiroj shumë të kafshonte një bukë të vogël”.

Videoja mendohet se është xhiruar në Aleppo, ndërsa qindra mijëra njerëz detyrohen të largohen çdo ditë nga vendi si pasojë e luftimeve dhe pamundësisë për të jetuar aty.

YouTube player