Siqueira, objektiv i Interit

Inter ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të majtë të Atletico Madridit, Guilherme Siqueira.

Merkato

25/08/2015 09:32

Guilherme Siqueira mund të jetë përforcimi i ardhshëm i Interit.

Mbrojtësi i majtë i Atletico Madridit pritet të largohet nga Vicente Calderon pas ardhjes së Filipe Luis.

Andaj, ai mund të transferohet në Giuseppe Meazza, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”.

Inter ëhstë i gatshëm të paguajë 1.8 milionë euro për huazimin e tij dhe 6 milionë euro për blerjen pas një viti.