Sipas Rashiqit, dikush nuk e do pajtimin e serbëve dhe shqiptarëve

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq ka thënë se ajo që ka ndodhur në Beograd, nuk ndodhi as nga populli serb e as nga populli shqiptar. 

Lajme

16/10/2014 23:48

Ai ka thënë se rrethanat politike krijuan ngjarjen në Beograd dhe se ka dyshim që dikush po mundohet ta pengojë pajtimin mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Kjo që ka ndodhë nuk është as populli serb as shqiptar, por rrethanat politike. Dikush e ka një qëllim të mospajtimit të popullit shqiptarë dhe atij serb”, ka thënë Rashiq në emisionin “Top Story” të TCH.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos e anulojë “vizitën historike” në Beograd.

“Më së lehti është që njeriu të jetë i ashpër ndaj aksidenteve apo palës tjetër. Konsideroj që këtë rast, definitivisht historik, duhet të përdoret. Unë dua ta apeloj që kurrsesi të mos e anulojë këtë vizitë kaq të rëndësishme”, ka thënë ai.