Sipas një studimi, 92% e studentëve preferojnë më shumë libra fizik sesa “e-books”

Ndërsa bota po bëhet gjithnjë e më digjitale, kur është fjala për leximin, librat e rregullt po i qëndrojnë kohës.

Fun

08/03/2016 00:39

Në një studim të ri të kryer nga profesori i gjuhësisë në Universitetin Amerikan Naomi Baron, hulumtuesit kanë gjetur se një shumicë e madhe e studentëve preferojnë libra fizik më shumë se e-librat për të lexuar me orë të tëra.

Për këtë, Baron anketoi mbi 300 studentë universitar nga SH.B.A, Japonia, Gjermania dhe Sllovakia rreth preferencave të tyre të leximit. Mes opsioneve për libra fizike dhe pajisje elektronike të leximit, 92% e studentëve kanë thënë se mund të përqendrohen më mirë me libra fizike.

“Ka dy çështje të rëndësishme. E para ishte se ata thonë se hutoheshin me gjëra të tjera nëse lexonin e-libra”, ka thënë Baron për The New Republic. “E dyta kishte të bënte me lodhjen e syve dhe dhimbjen e kokës dhe parehatinë fizike.”/lajmi.net