Sipas kësaj, çdo gjë që dimë rreth vdekjes së Jezusit është gënjeshtër

Një libër që flet rreth ekzekutimit të Jezu Krishtit ka për qëllim të largojë mitet që sillen rreth pikës kryesore të besimit krishterë, duke pretenduar se biri i Perëndisë nuk ishte kryqëzuar.

Fun

20/11/2016 18:33

“Crucifixion’s a Doddle” ishte shkruar nga Julian Doyle, redaktor i filmit të njohur “Life of Brain”, i cili pa frikë tallet me çdo aspekt të fesë më të madhe në botë.

Në mënyrë që ta xhironte filmin kontrovers, Julian dhe ekipi i tij përdorën vëllime të lashta dhe vepra historike të artit për të analizuar çdo aspekt të jetës së Jezusit, për jetën e të cilit Julian beson se është raportuar në mënyrë të rrejshme.

Hulumtuesi beson se kryqëzimi në fjalë nuk ndodhi në fakt kurrë, bazuar në një numër faktorësh historik dhe regjistrimeve nga ajo periudhë kohore.

Julian tha për Express Online se ka disa mospërputhje të rëndësishme rreth kryqëzimit të famshëm – për shembull, kryqëzimi nuk përdorej si një metodë ekzekutimi në Jude.

Më shumë se një metodë torture, kryqëzimi përdorej zakonisht për t’i ndaluar njerëzit të bëheshin kriminelë, duke i zënë hajdutët dhe duke i gozhduar ata deri në dhimbje pikëlluese.

Për më tepër, Bibla shpesh interpretohet se sugjeron se Jezusi vdiq disa orë pas gozhdimit në kryq. Julian beson se kjo nuk mund të ketë ndodhur, duke e pasur parasysh faktin se kryqëzimi zakonisht merr disa ditë kohë për të vrarë dikë, dhe viktimat zakonisht hiqen nga kryqi para se të vdesin.

Julian argumenton gjithashtu se, në atë kohë, nuk kishte dru dhe gozhda mjaftueshëm sa për t’i shpenzuar në vrasjen e “kriminelëve”, me gurët dhe metodat e tjera që përdoreshin si metoda të ekzekutimit.

Në fakt, shumë pak pemë rriteshin përreth Judesë, aty ku gjoja se u zhvillua kryqëzimi, duke sugjeruar se shoqëritë e lashta nuk do të shpenzonin dru për vrasjen e kriminelëve, kur ka metoda më të lehta për ta bërë këtë.

Dhe një tjetër mospërputhje e çuditshme është fakti se nuk ka imazhe të Jezusit në kryq nga epoka kur supozohet se ai ishte kryqëzuar.

Në fakt, përshkrimi i parë rreth këtij kryqëzimi ishte bërë 430 vjet pas Krishtit, që sugjeron se imazhi i Jezusit në kryq është një shpikje nga artistët, dhe se nuk ka dëshmi se kjo ka ndodhur me të vërtetë. Në vend të kësaj, vrasja e Jezusit përmes kryqëzimit mund të ketë ardhur nga një përkthim i gabuar i Biblës, për të cilën Julian beson se nuk i referohet fare kryqëzimit./Express