Sipas Hamzës, kontrolli i financave publike është përmirësuar

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka kërkuar që Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike t’i kushtohet më shumë rëndësi dhe kujdes maksimal, që të ketë qeverisje transparente dhe efikase të menaxhimit të financave të sektorit publik.

Lajme

07/02/2019 11:34

Në konferencën “Fuqizimi i Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike dhe llogaridhënies menaxheriale në subjektet e sektorit publik në Kosovë”, Hamza kërkoj që ofrohen programe për kontroll të brendshëm që të përmirësohen financat e sektorit publik.

“Qëllimi konferencës është të sigurojë një sistem të shëndoshë në menaxhim të financave publike që do mundësoj platformave të vazhdueshme të qeverisjes. Komisioni evropian për të gjitha shtetet anëtare por edhe atyre që aspirojnë ofrojnë një program për kontroll të brendshëm dhe për të përmirësuar financa e sektorit publik. Sistemet adekuate të menaxhimit janë thelbësore për të bërë llogaridhënien, përdorimin efektiv të fondeve publike përshirë auditimin e brendshëm dhe të pavarur”, tha Hamza.

Sipas tij, kontrolli i brendshëm i financave që nga viti 2005 ka pasur një përparim të dukshëm. Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me reforma në administratë publike me theks në menaxhimin e financave publike.