Sipas Dërgutit sulmet linçuese dhe instrumentalizimi i njerëzve, probleme të patejkalueshme në VV

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti iu ka drejtuar publikisht liderit të kësaj partie Visar Ymerit, përmes një postimi në Facebook. c

Lajme

11/12/2017 15:53

Ai thotë se në Vetëvendosje probleme të patejkalueshme janë sulmet linçuese dhe instrumentalizimi i njerëzve.

Dërguti madje shpreh mospajtime edhe për metodën e përdorur nga kjo parti për arritjen e qëllimeve.

E kjo duket se e ka bërë thyerjen në këtë parti, që u pa vetëm pas një publikimi të një komunikimi në Viber në mes zyrtarëve të kësaj partie.

“Po, brenda nesh ka dallime. Ky problem që në dukje të parë duket si inati personal, në fakt është dallim politik dhe ideologjik. Jo dallim karshi qëllimeve të shprehura në Program, por sidomos dallim karshi metodës. E dallimi në metodë është dallim politik pastaj. Nuk mund të arrish përmes rrugëve e metodave të ndryshme tek qëllimi i njëjtë. Metoda e fisnikëron ose e korrupton qëllimin. Ta zemë, probleme të patejkalueshme për mua janë sulmet e organizuara linçuese, dhe instrumentalizimi i njerëzve. Asnjë qëllim madhor nuk e arsyeton instrumentalizimin”, ka shkruar Dërguti në Facebook.

Në mbrojtje i kanë dal pothuajse të gjitha ish-anëtarët e FER-it që kaluan në VV, me përjashtim Shpend Ahmeti, që ende nuk është deklaruar publikisht.