Sipas amerikanëve, nuk jeni shqiptar nëse nuk bëni këto gjëra

E cili shqiptar nuk e gjen vetën këtu? Buzzfeed kohë më parë ka publikuar një artikull i cili pat ngjallur reagime.

Fun

07/07/2018 18:09

Ky artikull përmbledh gjërat që i karakterizojnë shqiptarët:

1.Gjysma e njerëzve që i njihni janë kushërinjtë e juaj.

2.Lini ‘bakshish’ edhe ne dyqane

3.Dasmat shqiptare kanë mbi 400 të ftuar

4.Nëse jeni shqiptar nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi ju konsideroheni si turist patriot.

5.Ka më shumë alkool në shtëpinë tuaj se sa në ndonjë lokal të lagjes.

6.Nuk mund të shkoni në dy dasma të ndryshme me veshjën e njejtë.

7.Gjyshi juaj u bërtet politikanëve për 20 minuta sa herë i sheh ata në televizor.

8.Përdorni rakinë për çdo gjë.

9.Nëna juaj e pastron shtëpinë rreth 7 herë në ditë .

10.I mësoni të huajtë të shajnë në gjuhën shqipe.

11.Gjyshja juaj pëson infrakt nëse nuk keni ngrënë asgjë gjatë dites.

12.Ka më shumë mish në frigoriferin e juaj se sa në supermarket

13. Ju dhe shoqëria juaj jeni me parti politike të ndryshme.

14. Kur ju pyet ‘simpatia’, ‘ A je vajzë e mirë’, ju bëni çdo gjë që ta bindni atë.

15.Edhe një muaj pas Bajramit, ju hani bakllava.

16. Dita më e rëndësishme për shqiptarët është festa e vitit të ri.

17. Ju krenoheni më së shumti me Dua Lipën, Bebe Rexhën, Rita Orën dhe Era Istrefi.

18.Shqiptarët martohen vetëm me shqiptarë.

19.Ju befasoheni kur shihni se serbët nuk ju kanë komentuar gjëra negative në videot në YouTube.

20.Prindërit e shokëve tuaj iu pyesin gjithmonë juve për notat e tyre.

21.Kur prindërit e juaj nuk janë në shtëpi dhe ndonjëri nga miqtë e tyre telefonon, ju duhet tua shpjegoni detajisht atyre se ku janë prindërit tuaj.

22.Ka gjithmonë një të afërt me të cilin gjyshërit tuaj nuk flasin.

23.Nëse jeni mysafir për darkë nuk mund të ngriheni nga tavolina pa e përfunduar pjatën e pestë, ose përndryshe të tjerët ofendohen.

24.Ju frikesoheni të tështini apo të kolliteni para prindërve tuaj pasi që ata do të fillojnë tu bertasin se jeni sëmurë.

25.Gjyshja juaj do te zgjohet tu përgatisë ushqimin edhe nëse është në shtratin e vdekjes.

26.Ju mbani flamurin kuq e zi kudo që shkoni, nuk ka lidhje nëse është në ndonjë bluzë, qafore, tattoo apo mbrojtëse e telefonit.

27.Nëna juaj ju detyron të vishni ndonjë xhaketë sa herë që dilni jashtë në mënyre që të mos ftoheni.

28.I festoni të gjitha festat religjioze, pavarësisht besimit tuaj.

29.Nëse darkoni apo pini kafe me ndonjë shqiptarë tjetër, do të ketë luftë për 10 minuta se kush do të paguajë llogarinë.

30.Kur nuk e dini emrin e dikujt, i thërrisni ata ‘’ej shqipe’’

31.Prindërit e juaj tregojnë histori se si atyre u duhej të ecnin 8 kilometra në borë dhe të kalonin malet për të shkuar në shkollë.

32.Flisni një orë të dera e dikujt, pasi keni dalë nga shtëpia e tyre.

33. Bëheni nervoz shumë shpejt.

34. Babai juaj gjithmonë përpiqet të bashkojë komunitetin shqiptar.