Sion interesohet për Gashin

Shkëlzen Gashi nuk po kalon nëpër momente të mira me Baselin, pasi nuk po gjen vend në formacionin startues të trajnerit Urs Fischer.

Sport

01/11/2015 11:09

Sion është skuadra që po e përcjell situatën e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, te skuadra e Basel, shkruan Fussballinfos.ch.

Presidenti i klubit, Kristian Konstantin, është interesuar për golashënuesin më të mirë të dy edicioneve të fundit në Superligën e Zvicrës.

Skuadran e Sion njihet si skuadër e pasur në Zvicër dhe është e gatshme t’i ofrojë pagë të njëjtë Gashit për ta zgjedhur atë.