Single apo në lidhje? Bebe Rexha ka një përgjigje

Është mjaft e rezervuar sa i përket jetës private.

ShowBiz

08/01/2019 19:04

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha e ka ruajtur me fanatizëm pjesën më të ndjeshme të jetës së saj, shkruan lajmi.net.

E pyetur nga ndjekësit se a ka të dashur, ajo nuk heziton të përgjigjet teksa thotë jo, edhe pse ditë më parë kërkoi burrë.

Rexha javën e kaluar u bë kryetemë e mediave rozë për shkak se kërkoi burrë dhe se kantautori, Flori Mumajesi dëshironte të martohej me të.

Megjithatë, sa i përket karrierës muzikore cilësohet të jetë njëra prej femrave më të suksesshme në botë. /Lajmi.net/