Sindromi që mund t’ia humbasë gishtërinjtë foshnjave

Një baba vërejti diçka në gishtërinjtë e këmbës së vajzës së tij tre javëshe Molly.

Lifestyle

03/02/2016 16:02

Prindërit e Mollyt, Scott dhe Jessica Walker, ishin një rast i rrallë që konstatuan problemin me vajzën e tyre. Ata fillimisht merakoseshin nga të qarat e vajzës, më pas një ditë kur ajo po lëvizte pa ndalur këmbët e saj të vogla, ata i’a zbathën çorapen dhe panë që në njërin gisht të saj ishte e mbështjellur një fije e hollë floku, transmeton lajmi.net

Dhe nëse rasti nuk do të ishte vërejtur më herët, Molly do të humbiste gishtin e saj, por fatmirësisht ajo tani nuk ka probleme.

Me sa duket ky sindrom është shumë i zakonshëm dhe mund të rrezikoj jetën e fëmijës suaj nëse nuk e vëni re që të trajtohet sa më shpejt.

Në qoftë se nuk vërehet ky problem me kohë, fëmijët mund të humbasin ndonjë gisht të këmbës për shkak të infeksioneve të rënda. Kjo u’a bënë të ditur edhe prindërve të cilët u mbathin fëmijëve këpucë me lidhëse, të provojnë t’i shmangin ato sa më shumë, transmeton lajmi.net.

enhanced-16870-1454443146-5

 

Scott Walker, babai i vajzës vendosi ta ndajë këtë foto me të gjithë prindërit e tjerë, për t’i vetëdijesuar ata nga problemet që mund t’i hasin tek të vegjlit.

Ky sindrom njihet me emrin “Toe-Torniquet”, përndryshe gishti i foshnjës ndahet në dy pjesë, përderisa pjesa e përparme e gishtit do të furnizohet me gjak nëpërmjet arterieve dhe do të bymehet. /lajmi.net