Sindikata shëndetësore jep shenja bashkëpunimi me  PDK-në

Kandidati për deputetë nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Shaip Muja ka thënë se bashkëpunimi më sindikatat shëndetësore nuk duhet të jenë as formale e as armiqësore.

Lajme

29/05/2017 17:04

Përmes një postimi në Facebook, Muja ka bërë të ditur se sindikatat shëndetësore ka dhënë shenja bashkëpunimi me PDK-në.

Lexo postimin e plotë:

Sindikatat, nuk janë levë e pushtetit as servil të saj. Ato janë partnere dhe bashkëpjesëmarrëse në krijimin dhe realizimin e politikave shëndetësore. Me detyrime dhe përgjegjësi të ndërsjella.

Bashkëpunimi me sindikatat shëndetësore, për mendimin tim nuk duhet të jenë as formale as armiqësore. Secila palë duke parashtruar interesat e veta, koordinohen dhe të dyja palët punojnë së bashku për interes të shëndetit të qytetarëve duke e bërë shëndetësinë interes nacional.

Faleminderit Dr. Blerim dhe Dr. Xhemë!