Sindikata: Rritje të pagave për mjekët ose grevë – Lajmi.net
Sindikata: Rritje të pagave për mjekët ose grevë
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 15:40, 13 June 2018
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, në një konferencë tha se ligji për pagat duhet të procedohet në mënyrë urgjente.

Sipas tij, përderisa rriten pagat në sektore tjera kjo duhet të bëhet edhe për punëtorët shëndetësorë.

“Po apeloj në mënyrën më të mundshme njerëzore dhe shtetformuese: deri në fund të qershorit kemi një grevë të pezulluar. Nëse nuk procedorhet ligji i pagave, shëndetësia shkon në kollaps. Presim reflektim brenda këtyre ditëve. Qysh po dijnë me përshpejtu proceset tjera le t’i përshpejtojnë edhe këto”, tha Syla.

Syla tha se do të presin vetëm edhe gjatë muajit qershor dhe pas këtij muaji do të i marin masat që i kanë paraparë.

Ai tha se sistemi duhet të ndryshojë prandaj pritet që Federata Sindikale e Shëndetësisë do të t’i fillojë bisedimet edhe me sindikatat tjera për të kërkuar zgjidhje në vend.

Ai tha se Sindikata do të ndjekë rrugët ligjore për të kërkuar të drejtat e një page të mërituar.

Syla tha se ligji pretendon të bëjë nivelizimin e pagave sipas standardeve europiane.

Të martën, Gjykaya Kushtetuese i ka dhënë të drejtë kryeministrit Ramush Haradinaj për vendimin e tij për rritje të pagave për qeveritarët, vendim nga i cili përfitojnë edhe gjykatësit e prokurorët.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO