Sindikata: Me shkarkimin e Vatajt dhe Retkocerit, Bordi shkeli rregullat ligjore

Sindikata Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, pas shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Gjelosh Vata dhe zyrtarit të lartë të financave, Selatin Retkoceri nga Bordi i kompanisë, duke thënë se Bordi nuk ka respektuar rregullat ligjore dhe shkarkimi i tyre ndodhi pa u njoftuar sindikata dhe pa analizuar fare sa po e dëmtojnë këtë kompani.

Lajme

15/03/2016 11:07

Sipas sindikatës, është dashur të caktohet data, rendi i ditës së mbledhjes për shkarkimin, të njoftohet sindikata dhe të sqarohen mirë pse u shkarkua shefi ekzekutiv herën e parë dhe pse u rikthye nga ky bord.

Sindikata thotë se po i njëjti bord prapë pa asnjë njoftim shkarkoj kryeshefin ekzekutiv dhe zyrtarin e lartë të financave, me një vendim dhe për të njëjtën fajësi.

Ja komunikata e plotë:

Në kompaninë e ujësjellësit KUR “Prishtina”-sh.a. Prishtinë

Sindikata e kësaj kompanie mbajti mbledhjen e kryesisë me rendin e ditës.

1.Shqyrtimin (vlerësimin) e gjendjes në kompani, passhkarkimit të kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarit të lartë të financave.

Sindikata judrejtua bordeve, pas vendimittë drejtorëve për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv Gjelosh Vatadhe zyrtarit të larte të financave Selatin Retkoceri.

Sindikata e kësaj kompanie, konsideronse bordet që kanë funksionuar në ketë kompani dhe ai aktual që është duke funksionuar si bordi i ri, kanë bërë shkelje të të drejtave të punëtorëve.Bordet nuk kanë respektuarrregullat ligjore, sepse ne mendojmë se është dashurtë caktohet data, rendi i ditës së mbledhjes për shkarkimin, të njoftohet sindikatadhe të sqarohenmirë pse u shkarkua shefi ekzekutiv herën e parë dhe pse u rikthye nga ky bord. Po i njëjti bord prapë pa asnjë njoftim shkarkoj kryeshefinekzekutiv dhe zyrtarin e lartë të financave,me një vendim dhe për të njëjtën fajësi. Të dy këta zyrtarë u shkarkuanpa u njoftuar neas me një fjalë tëvetme, pa analizuar fare sa po e dëmtojnë ketë kompani kaq stabile. Sa për ilustrim po përmendim faturimin e ujit në kompani .si vijon:

201311.182.066.00 të realizuara 8.389.447.00të mbetura 2.792.619.00 realizuar në75%

201414.097.852.00 të realizuara 11.243.042.00 të mbetura 2.854.809.00 realizuar në 79.8%

201514.875.243.00 të realizuara 10.826.738.00 të mbetura 4.048.504.00 realizuar në72.8%

Falë punëtorëve të zellshëm dhe bashkëpunimit të menaxhimit të brendshëm të kompanisë.

Ne konsiderojmë se bordetduhet të mbikëqyrin kompanitë, ti ndalojnë keqpërdorimet, të punojnë, të udhëzojnë në progres në përformancë etj. Por sipas veprimit të bordit të kaluar na lanë përshtypje se janë te interesuar vetëm për “ performancat” dhe marrjen e bonuseve të majme.

Ne si sindikatë nuk jemi kundër ligjit dhe disiplinës në punë, por jemi për të ndihmuar në interestë kompanisë, prandaj konsiderojmë se bordi ka qenë i obliguar të lajmëroj mbledhjen në mënyrë transparente së paku një javë para dhe ta njoftoj sindikatën edhe për shkarkimin e zyrtarëve të lartë edhe për ndikimin në kompani, sepseme këtë veprim te punëtorët e kësaj kompanie keni krijuar huti.

Për të gjitha këto zhvillime n e jemiinformuar vetëmpërmes mjeteve te informimit dhe thashethemeve , gjë që kakrijuar një pasiguri dhe tension shumë të madh. Ne mendojmë se kjo kompani nuk e meriton këtë, aq më tepë në një moment kur edhe vendi po kalon nëpër një fazë të vështirë .Problemi ikompanisë sonë mendojmë se i shtohet problemeve të shumta në vend.

Kjo kompani ka qenë me një imazh shumë të mirë dheka arritur rezultate të mëdha, përkundër vështirësive që ka pasur ,siç është rrjeti i vjetruar mbi dyzet vite. Kompania jonë përveç Prishtinësfurnizon me ujë edhe shtatë komuna tjera.Sot konsiderojmë se bordet joprofesionale po na dëmtojnë ,sepse duke ngritur kësi tema po krijojnë dilema te popullata jonë a të na paguajnë shërbimet apo jo e kjo drejtpërdrejtë ndikon në performancën e kompanisë.

Ne nuk po dëshirojmëtë merremi me akuza, ti ngarkojmë e ti shkarkojmë, por ta përfillim ligjin, sepse ne si sindikatë konsiderojmë se b ordet e drejtorëve duhet të na këshillojnë me punë primare siç janë investimet (kreditë) gjë që vihet në dyshima do të mundet kompania me i kthy këto kredi.Bordet që kanë ardhë deri më tani vet kanë bërë pranime të punëtorëve dhe e kanë stërngarkuar kompaninë. Ne si sindikatë ibëjmë thirrje qeverisëta menaxhoj situatënnë këtë kompani ashtu si i ka hije .

Lusim bordin e drejtorëve pranë kompanisë që të ketë mirëkuptim, të bashkëpunojmë në vendimmarrje te punëtorëve duke zbatuar ligjetepunës dhe ta ruajmë stabilitetin e kompanisë..

Sindikata konsideron se kjo kompani ka një bagazh të mirë në të gjitha lëmit e punës, por nëse vazhdon kështu, ne jemi të detyruar të marrim hapa sindikal.

Shpresojmë se edhe mediat do të na ndihmojnë me informim objektivnë këto momente të vështira dhe do të japin kontributin e tyre.