Sindikata e Prokurorisë Speciale paralajmëron grevë

Në takimin e mbajtur më datë 01.02.2019 të Sindikatës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës –PSRK, si dhe me manaxhmentin e KPK-se, stafi mbështetës i PSRK, shpreh shqetësimet lidhur me Draft  Ligjin për Pagat.

Lajme

01/02/2019 12:31

Sindikata e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim me menaxhmentin e KPK-se, lidhur me Draft Ligjin për Pagat.

Kjo sindikatë nuk pajtohet me këtë draftligj dhe thotë se është diskriminuese dhe bie ndesh me parimet bazë të marrëdhënies kontraktuale, parimin e mos-diskriminimit, gjithashtu ata thanë se kjo bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe konventat ndërkombëtare në lidhje me të drejtën për pagë të barabartë dhe të dinjitetshme.

“Siç mund të shihet nga propozimi i fundit i draft Ligjit për paga, pothuajse të gjithë stafit mbështetës të Prokurorisë Speciale u janë zbritur pagat bazë deri në 50%, si dhe janë larguar të gjitha shtesat aktuale, duke përfshirë shtesën për përkrahje të prokurorisë Speciale për stimulim të luftimit të Korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Për më tepër paga e paraparë në projektligjin e ri të propozuar për paga, do të rrezikoj ekzistencën sociale të stafit mbështetës në PSRK. Prandaj stafi mbështetës i PSRK-së kërkon që pagat e tyre të jenë ekuivalente me pagat e stafit mbështetës të Kuvendit të Kosovës, duke pasur parasysh rëndësinë dhe natyrën e punës në Prokurorinë Speciale, rrezikshmërinë dhe duke u bazuar në faktin se Gjyqësori është ekuivalent me legjislativin dhe ekzekutivin si pushtete të ndara, ashtu siç është përcaktuar ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e dërguar nga kjo sindikatë.

Kjo sindikatë kërkon që të mos zbriten pagat e stafit mbështetës si dhe të përfshihen të gjitha shtesat aktuale në Ligjin e ri të pagave si pagë bazë.

“Po ashtu, të tërhiqet ligji në fjalë nga procedimi për votim në Parlamentin e Kosovës, duke rishqyrtuar atë dhe përmirësuar konform kërkesave tona dhe parimeve baze të mos-diskriminimit, pagës së njëjtë për punën e njëjtë, duke u bazuar në rendësin e pozitës dhe vendeve të punës”

“Ne besojmë ne qëndrime tuaja korrekte se misioni i drejtësisë është i pa prekshëm dhe as kush nuk ka te drejte te ndërhyje duke cenuar funksionalizimin tone si organ i pavarur”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga kjo sindikatë.

Këta sindikalistë shpresojnë se reagimi i tyre do të gjejë mirëkuptim dhe se pozitat e tyre do të marrin vendin e merituar sipas koeficienteve ekuivalent me pozitat e pushteteve të tjera në Kosovë.

“ Pa dëshirën tone, ne jemi te detyruar që me vullnetin tone organizativ se në rast kërkesa jonë nuk realizohet, do t`i përdorim mjetet tona sindikale dhe atë “GREVEN” si mjetin me të rendë për realizmin e të drejtave tona duke filluar data 04.02.2019 ditë e Hanë, deri në plotësimin e kërkesave tona të drejta”, shkruhet më tej në komunikatën e dërguar nga Këshilli Grevistë i Sindikatës së PSRK-së. /Lajmi.net/