Sindikalistët e KEDS-it kërkojnë respektimin e Kontratës Kolektive

Punëtorët e KEDS-it që janë larguar nga puna po protestojnë sot para Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Lajme

06/04/2016 12:42

Nënkryetari i sindikatës së pavarur Elektrokosova-KEDS Sherif Fejzullahu tha se sot janë dal për të shprehur shqetësimin e tyre për largimin e punëtorëve nga puna, e që këtë KEDS e ka bërë edhe me leje të Qeverisë.

Fejzullahu tha se u mashtruan punëtorët dhe sindikata, ku nuk u vërtetua Kontrata Kolektive e cila është e aplikueshme për të gjitha kompanitë publike dhe private.

Ata kanë paralajmëruar që nëse nuk bëhet zgjidhje për punëtorët atëherë do të mbajnë një protestë tjetër më 16 prill.

Derisa protestuesit po qëndrojnë para Ministrisë së Punës, kryetari i Sindikatës Hysni Gashi, nënkryetari Sherif Fejzullahu dhe tre punëtorë kanë hyrë në takim me zëvendësministren e Punës Rita Hajzeraj. /kp