Sinani niset për Nju Jork dhe përfundon në destinacion tjetër

Këngëtari Sinan Vllasaliu është një emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

05/01/2018 17:10

 

Tash e sa vite i qëndroi besnik skenës muzikore, duke u kujdesur vazhdimisht që fansave të tij t’u sjell këngë të reja dhe të jetë i pranishëm me koncerte në vende të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Sinani ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, me të cilën ka bërë të ditur se është nisur për në Nju Jork, por i ndodhi diçka e papritur.

Në atë video që këngëtari ka postuar në Instagram ka treguar se derisa priste të arrinte në Nju Jork, ai ka përfundur në Washington.

“Sdi qka u ba u nisa per ne New York dola Washington!?”, ka shkruar ai, teksa mori komente të shumta nga fansat.

Kujtojmë që Sinani ka qenë shumë aktiv sidomos në fundvit, duke publikuar disa këngë radhazi. /Lajmi.net/

Sdi qka u ba u nisa per ne New York dola Washinkgton!?

A post shared by Sinan Vllasaliu (@sinanvllasaliu) on