Sinani asiston, Celina shënon kundër Tottenhamit

Skuadra e Manchester Cityt padyshim që ka në akademi dy lojtarë shumë të fortë të cilët po shkëlqejnë pothuajse në çdo ndeshje. Bëhet fjalë për Sinan Bytyqin dhe Bersant Celinan.

Sport

01/12/2014 21:50

Sinan Bytyqi ka asistuar për lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celinën, i cili me një vollej, sapo ka shënuar gol kundër të rinjve të Tottenhamit.

Ndeshja momentalisht është në minutën e 75’ dhe rezultati është në të mirë të skuadrës së Tottenhamit, që po udhëheq 2-1.

Përndryshe, lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Celina është duke kaluar në një formë shumë të mirë me të rinjët e Cityt, ku vlen të përmendet se në ndeshjen e fundit ndaj të rinjve të Bayern Munich, ka shënuar dy gola.