Sinan Vllasaliu me projekt të ri

Këngëtari Sinan Vllasaliu për vite të tëra i ka qëndruar besnik skenës muzikore.

ShowBiz

27/04/2018 22:36

Vetëm dy muaj pas publikimit të projektit të ri me titull “Shko”, ai po vjen me këngë të re, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Instagram, duke publikuar një sekuencë të shkurtër të këngës.

Përmes atij postimi, Sinani bëri të ditur që kënga do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Kujtojmë që këngëtari është shumë aktiv edhe me mbrëmje muzikore në çdo vend ku ka shqiptarë. /Lajmi.net/