Sinan Hoxha ‘mbulohet’ me para në dasmën e Enis Bytyqit

Këngëtari Enis Bytyqi i ka dhënë fund beqarisë.

ShowBiz

02/09/2018 14:33

Dy ditë më parë, ai organizoi dasmë për familjarët, ndërsa mbrëmë ai organizoi dasmën për miqtë dhe kolegët, shkruan lajmi.net.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe këngëtari Sinan Hoxha bashkë me bashkëshorten e tij, Andrra Destani.

Në një moment, këngëtari shfaqet me daulle në mes të dasmorëve, të cilët e mbulojnë përplot me para.

Atmosfera në dasmën e Enisit ishte në maksimum, kurse çifti dukeshin për mrekulli. /Lajmi.net/