Simulimi qesharak i Danilos

Mbrojtësi i Portos, Danilo, u turpërua në duel kundër BATE Borisovit duke bërë një prej simulimeve më qesharake që kemi parë ndonjëherë.

Sport

18/09/2014 10:22

Porto e shkatërroi BATE Borisovin duke e mposhtur me rezultat 6:0 në duelin e tyre të parë në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve.

Por, mbrojtësi brazilian Danilo duket se nuk ishte i kënaqur me superioritetin e skuadrës së tij dhe vendosi të tentoj të fitojë një goditje të lirë me një simulim qesharak, njëkohësisht të turpshëm.

Pasi i iku pak sa topi larg Filipenkos, Danilo thjesht u kujtua që të rrëzohet në tokë.

Fakti se ai u rrëzua në mënyrë teatrale nuk e impresionoi gjyqtarin pasi loja vazhdoi dhe Danilo u ngrit i turpëruar.