Simulimi i ri i Robbenit

Ylli i Bayern Munichut, Arjen Robben u rikthye në skenë, jo me ndonjë gol të bukur, por me një simulim të ri, në ballafaqimin me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/09/2014 09:44

Arjen Robben është shndërruar në temë të nxehtë në rrjetet sociale të mërkurën mbrëma pasi mesfushori i Bayern Munichut simuloi vetëm disa minuta pas inkuadrimit në lojë në fitoren 1:0 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Ylli holandez – i cili ka një epitet të futbollistit që rrëzohet lehtë – u xhirua duke përfunduar në tokë brenda zonës pas inkuadrimit në lojë si rezervist në minutën e 76-të, kur rezultati ishte pa gola.

Me fare pak kontakt mes tij dhe Fernandinhos, rrëzimi i Robbenit ka bërë që një numër i madh i përdoruesve të Twitterit të bëjnë shaka me holandezin.