Simulimi i Courtois

Atletico Madrid pas 14 vjetësh arriti të fitojë një ndeshje kundër rivalit të qytetit Real Madrid në Santiago Bernabeu, por edhe pse nuk pati nevojë të bënte shumë intervenime, në këtë sukses u ‘shqua’ portieri, Thibaut Courtois. Në minutën e fundit shtesë, Courtois u përcaktua të simulojë me qëllim që të vjedh kohë dhe ndihmojë…

Sport

30/09/2013 12:30

Atletico Madrid pas 14 vjetësh arriti të fitojë një ndeshje kundër rivalit të qytetit Real Madrid në Santiago Bernabeu, por edhe pse nuk pati nevojë të bënte shumë intervenime, në këtë sukses u ‘shqua’ portieri, Thibaut Courtois.

Në minutën e fundit shtesë, Courtois u përcaktua të simulojë me qëllim që të vjedh kohë dhe ndihmojë skuadrën e tij të mbrojë epërsinë minimale.

Ai e ‘shpiku’ një kontakt me përforcimin e ri të Realit, Gareth Bale dhe mbeti i shtrirë në tokë sikurse të kishte pranuar ndonjë shqelm nga uellsiani.

Krejt kjo i shkoi në favor pasi tollovia e krijuar bëri të kalojnë sekonda të vlefshme që mjaftuan që Atletico të sigurojë fitoren e madhe.