Simptomat paralajmëruese të bajameve që s’duhen injoruar kurrë

Tonsiliti është inflamacion i bajameve apo i grykëve. Shenjat dhe simptomat e tonsilitit përfshijnë bajamet e fryra, dhimbjen e fytit, vështirësi në gëlltitje dhe inflamacion të nyjeve limfatike në anët e qafës.

Lifestyle

16/01/2019 15:35

Bajamet janë pjesë thelbësore e sistemit imunitar ku funksioni kryesor i tyre është filtrimi nga bakteret dhe çdo organizëm tjetër që mund të shkaktojë infeksione. Por ndodh që bajamet mund të vuajnë një infeksion i cili çon në inflamacion.

Për shkak se trajtimi i duhur për bajamet varet nga shkaku, është e rëndësishme që të merrni një diagnozë të shpejtë dhe të saktë, transmeton shendeti.com.

Kirurgjia për të hequr bajamet është një proçedurë e zakonshme për trajtimin e bajameve, e cila zakonisht kryhet vetëm kur tonsiliti ndodh shpesh, nuk i përgjigjet trajtimeve të tjera ose shkakton komplikacione serioze.

Tonsiliti prek fëmijët ndërmjet moshave parashkollore dhe mes viteve të adoleshencës. Shenjat e zakonshme dhe simptomat e tij përfshijnë:

1.Bajame të kuqe, të fryra
2.Veshje të bardha ose të verdha në bajame
3.Dhimbje të fytit
4.Gëlltitja e vështirë ose e dhimbshme
5.Ethe
6.Zgjerohen gjendrat e buta (nyjet limfatike) në qafë
7.Temperaturë
8.Fryma e keqe
9.Dhembje stomaku veçanërisht te fëmijët e vegjël
10.Qafë e ngrirë
11.Dhembje koke

Te fëmijët e vegjël të cilët nuk janë në gjendje të përshkruajnë se si ndjehen, shenjat e tonsilitit mund të përfshijnë:

1.Gëlltitje të vështirë ose të dhimbshme
2.Refuzim për të ngrënë
3.Nervozizëm i pazakontë
Shkaqet

Bajamet janë linja e parë e mbrojtjes së sistemit imunitar kundër baktereve dhe viruseve që hyjnë në gojën tuaj. Ky funksion mund t’i bëjë bajamet vulnerabël ndaj infeksionit dhe inflamacionit. Megjithatë, funksioni i sistemit imun të bajameve bie pas pubertetit, një faktor që mund të përbëjë rastet e rralla të tonsilitit te të rriturit.