Simptomat e zakonshme të gjëndrës tiroide që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Gjëndra e tiroides është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve që rregullojnë metabolizmin tuaj, temperaturën e trupit dhe normën e pulsit të zemrës.

Lifestyle

07/07/2017 22:52

Nëse tiroidja nuk funksionon siç duhet kjo mund të çojë në pasoja të rënda për organet e tjera si: mëlçinë, zorrët, veshkat, sistemin riprodhues, zemrën dhe madje edhe trurin.

Ja disa simptoma që nuk duhet të injoroni nëse doni të shmangni probleme të rënda shëndetësore!

1-Lodhja dhe acarimi. Sëmundja e tiroides mund të ndikojë në nivelin tuaj të energjisë dhe gjendjen shpirtërore. Hipotireoza shkakton ndjenjën e lodhjes dhe humbjes së forcës, shoqëruar me probleme të shpeshta të gjumit dhe nervozizëm.

2-Ndryshim të rrahjeve të zemrës.

3-Humbje peshe në mënyrë dramatike ose shtim të saj në një kohë shumë të shkurtër.

4-Lëkurë e thatë dhe thonj që thyhen lehtësisht.

5-Probleme me temperaturën e trupit. Keni shumë vapë ose shumë ftohtë, kur të tjerët janë në gjendje normale.

6-Fryrje të gushës tuaj.

7-Dhimbje e fytit dhe e muskujve të qafës. /Lajmi.net/