Shenjat e para të kancerit në fshikëzën urinare dhe në veshkë (Foto-Video)

Një numër i madh i njerëzve vdesin nga këto sëmundje çdo vit, duke mos i ditur cilat janë arsyet që mund të na rrezikojnë.

Fun

17/02/2016 11:44

Një spital në Angli, kohët e fundit zbuloi se 17,450 njerëz janë diagnostikuar me fshikëz urinare apo kancer në veshkë dhe rreth 7,600 tragjikisht kanë vdekur nga këto sëmundje çdo vit, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht nga gjithçka, shumë prej nesh nuk jemi të vetëdijshëm  se cilat janë shenjat që edhe ne mund të prekemi nga këto sëmundje.

Gjaku në urinën tuaj është një prej simptomave që ju mund të hasni.

Nikhil Vasdev, kirurg, zbuloi disa nga shenjat e para të këtyre sëmundjeve: “Simptomat e kancerit në fshikëzën urinare përfshijnë një infeksion në traktin urinar, e cila është e vështirë për tu trajtuar.” “Simptomat tjera të kancerit në veshkë janë edhe dhimbjet në krah, nën brinjë dhe gjithashtu humbja e madhe në peshë.”

“Ju duhet të vizitoheni tek një mjek në qoftë se keni dalluar ndonjërën nga këto simptoma. Kjo mund të mos jetë kancer, por janë shenja që kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm” shtoi ai.

Vasdev thekson se diagnostikimi i hershëm mund t’iu shpëtojë jetën.

Ai gjithashtu shtoi: “Pirja e duhanit rrit rrezikun për tu prekut nga sëmundjet në fshikëzen urinare dhe në veshkë”.

Nicholas Owen ka thënë: “Unë kam qenë shumë me fat sepse diagnoza ime e hershme më shpëtoi jetën. Ju duhet menjëherë të konsultoheni me një mjek si t’i dalloni simptomat e para, që zakonisht mund të jetë gjaku në urinë”.

Ian Lavender ka thënë: “Unë jam mbështetur në fushatën “Gjak në urinë”  pasi kam qenë i mbijetuar i kancerit në fshikëzën urinare. Kam një mesazh të thjeshtë “shikojeni urinën tuaj gjersa urioni”. /Lajmi.net