Simptomat e kolesterolit të lartë që nuk duhet të injoroni kurrë

Kolesteroli është një lloj yndyre, e domosdoshme për funksionimin e trupit që prodhohet nga dy të tretat e mëlçisë dhe nga ushqyerja.

Lifestyle

21/06/2017 13:06

Ai është i pranishëm në sipërfaqen e brendshme të qelizave duke iu dhënë atyre fleksibilitet dhe fuqi, si dhe duke i mbrojtur në të njëjtën kohë nga veprimi i radikaleve të lira dhe agjentëve të jashtëm veprues.

HDL (Low Density Lipoproteins), ose “kolesteroli i mirë” arrin edhe në mëlçi, ku përpunohet dhe bëhet eliminimi i tepërt i tij. LDL-të transportojnë kolesterolin nga mëlçia në drejtim të të gjitha qelizave. Kur LDL-të funksionojnë keq, ose janë mangët, niveli i kolesterolit në gjak rritet. Në këtë pikë kolesteroli akumulohet për të formuar pllaka që gradualisht bllokojnë arteriet. Kjo është arsyeja pse LDL njihet ndryshe edhe si “kolesteroli i keq”.

Pse rritet kolesteroli?
Në vend të parë qëndron mënyra e keqe e të ushqyerit, ndër shkaqet e rritjes së kolesterolit. Ushqimet me yndyra të ngopura në veçanti, por edhe stresi, trashëgimia gjenetike, sëmundjet e caktuara (sëmundje të veshkave, sëmundja e tiroideve), marrja e disa barnave nxisin rritjen e kolesterolit në gjak. Përveç kësaj, ndikojnë edhe pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, hipertensioni, diabeti, mbipesha, mënyra sedentare e jetesës janë të gjithë faktorët që bëjnë aleancë me kolesterolin e tepërt, duke rritur rreziqet për sëmundjet kardiovaskulare.

Teprica e kolesterolit është e lidhur me peshën?
Kolesteroli dhe pesha mund të kenë lidhje mes tyre. Për peshën e tepërt që është depozituar kryesisht në pjesët e sipërme të trupit (qafa, supet, barku), vijnë nga pas anomali të shumta: hipertensioni, diabeti i tipit 2, rritja e triglicerideve dhe hiperkolesteroli. Një rënie në peshë, edhe modeste, përmirëson shëndetin e njerëzve që kanë një indeks të masës trupore (BMI) më tepër se normalja.

Ushqimet me yndyrë, duhen ndaluar rreptësisht?
Për të zvogëluar kolesterolin, nuk është më një sekret, ju duhet të filloni të ndryshoni zakonin e të ushqyerit. Jo të gjitha ushqimet yndyrore duhen hequr. Kur hani, duhet t’u jepni prioritet yndyrave të pangopura në krahasim me të ngopurat.

Çfarë nënkuptohet me “yndyrna të mira”?
Ne duhet së pari të sqarojmë faktin se nuk ka në të vërtetë “yndyrna të mirë” ose “të këqija”, janë sasitë e tyre, të tepërta apo të pamjaftueshme, të cilat mund të çojnë në pasoja të rrezikshme për organizmin. Acidet yndyrore të pangopura, të quajtur kështu “yndyrna të mira”, janë gjetur kryesisht në vajra, në vaj dhe në peshk. Dëgjojmë shpesh të flitet për Omega 3. Këto acide yndyrore të pangopura kontribuojë në funksionimin efikas të sistemit kardiovaskular. Gjenden veçanërisht tek ushqimet (nuk prodhohen nga trupi), në veçanti tek peshqit e mëdhenj, tek vaji i kanolas, tek arrat dhe soja.

Të tjera acide yndyrore të pangopura janë Omega 6, Omega 9, të dobishme. Omega gjendet veçanërisht në vajin e lulediellit, të misrit ose sojës. Për një ushqim të mirë dhe të ekuilibruar, studiuesit rekomandojë konsumimin e këtyre acideve yndyrore të pangopura, Omega 6 dhe Omega 3, në dietën tonë, por në sasi të ekuilibruara (shembull: raporti mes Omega 6/ Omega 3, afërsisht 5).

1.Dhimbje koke dhe të vjella

2.Probleme me shikimin

3.Kapsllëk ose konstipacion

4.Dhimbje në kraharor

5.Probleme me lëkurën. /Lajmi.net/