Simpatizanti i Dreshajt i lë bakshish 500 euro tupanxhiut

Kandidati i AAK’së për kryetar të Komunës së Istogut Gani Dreshaj ka shënuar fitore. Festa e kësaj partie po vazhdon para selisë së AAK’së në këtë komunë.

Lajme

17/12/2017 21:40

Një simpatizant i Dreshajt në një moment është parë duke i lënë bakshish 500 euro tupanxhiut.

Gani Dreshaj ka arritur që të jetë fitues në këtë komunë me 52 vota epërsi ndaj kundërkandidatit Haki Rugova.