Simpatizantët e BDI-së tallin keq Zekerija Ibrahimin pas humbjes

Kryetari i ri i Komunës së Çairit, Visar Ganiu po feston fitoren e tij me qytetarët e Çairit.

Lajme

29/10/2017 22:58

Ai së bashku me anëtarët e shtabit komunal të BDI-së, ka festuar fitoren në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Para të pranishëmve ka deklaruar se tani e tutje komuna e Çairit do të ketë një pamje tjetër dhe një fleksibilitet në punë. Po ashtu Ganiu ka premtuar se amanetin e dhënë ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Çairit do e oj deri në fund.

Ganiu gjatë festës së tij ka falënderuar për kontributin e femrës në këto zgjedhje, së bashku me bashkëshorten e tij ai ka festuar edhe me Forumin e Gruas të BDI-së, nga e cila festë një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka qenë shumë e mirëpritur dhe e komentuar pozitivisht.

Një ndër komentet më interesante është ai i një vajze të re e cila ka shkruar se: “‘Zeka i Abisë’, nuk futet në luftë me luanat e BDI-së”. /albeu.com/