Simiq: Nuk e kemi ndryshuar qëndrimin, nuk e votojmë demarkacionin – Lajmi.net
Simiq: Nuk e kemi ndryshuar qëndrimin, nuk e votojmë demarkacionin
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 23:53, 13 March 2018
Lista Serbe edhe njëherë ka konfirmuar se depuetët e saj nuk do ta votojnë Projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi dhe se kjo parti nuk e ka ndryshuar qëndrimin për këtë çështje.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, i ngarkuar për komunikim me mediat në emër të këtij subjekti politik, i  ka thënë agjencisë “SRNA”, se Lista Serbe e ka bërë publik qëndrimin e saj javën e kaluar lidhur me demarkacionin me Malin e Zi dhe se ky qëndrim nuk ka ndryshuar.

Ditë më parë Lista Serbe përmes një kumtese kishte thënë se do të vazhdojë të luftojë për interesat e popullit serb në Kosovë, e jo për interesa të disa qendrave vendore dhe të huaja të pushtetit.

Simiq ka përsëritur se “Lista Serbe nuk do ta votojë demarkacionin me Malin e Zi, pavarësisht deklaratave të rreme dhe tendencioze që po plasohen në mediat në gjuhën shqipe, e të cilat janë cituar edhe nga medit serbe”.

Deklarata e Simiqit vjen pas raportimeve në media se Lista Serbe do ta votojë Marrëveshjen për demarkacionin, por që për këtë ky subjekt ka parashtruar disa kushte.

Kryetari i Partisë Progresive Serbe, Nenad Rashiq, ka thënë se deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës kanë disa kushte për të votuar pro ratifikimit të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas tij, këto kushte do të jenë kushte të tyre financiare dhe personale.

Gjatë ditës së sotme Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar transparencë për bisedimet që po bëhen ndërmjet Qeverisë dhe Listës Serbe, për sigurimin e votave të mjaftueshme për ratifikimin e Demarkacionit në Kuvend.

Ndërsa deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Lista Serbe po e kushtëzon Qeverinë Haradinaj në këmbim të votës për demarkacionin, transmeton Telegrafi.

Për miratimiin e Ligjit për demarkacionin e vijës kufitare me Malin e Zi kërkohen të paktën 80 vota të deputetëve në Kuvend, ndërsa po flitet se koalicioni qeverisës deri tani i ka siguruar 78 vota.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO