Simiq i sigurt se OSBE-ja do të përkujdeset për zgjedhjet në Kosovë

Kreu i grupit parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës Slavko Simiq tha se zgjedhjet për president të Serbisë në Kosovë do të bëhen sikurse janë bërë deri më tani dhe se  për votimet do të përkujdeset OSBE-ja.

Lajme

23/03/2017 11:16

“Jam absolutisht i sigurt se misioni i OSBE-së do të përkujdeset për këto zgjedhje, ashtu siç ka qenë praktikë në vitet e mëparshme,” tha Simiq për Radion Evropa e Lirë, transmeton Klan Kosova.