Simiq: Ende nuk kemi vendosur me kënd të shkojmë në koalicion

Lista Serbe ende nuk ka vendosur se me cilin subjekt politik do të shkojë në koalicion pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Lajme

17/07/2017 17:21

Kështu ka thënë nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq duke shtuar se nuk beson se këtë javë do të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re, transmeton lajmi.net.

“Sa i përket mbajtjes së seancën konstituive ende nuk është caktuar një datë e as nuk është përcaktuar një Kryesi, deputetët e ardhshëm ende nuk janë regjistruar në Kuvend si delegatë. Proceduralisht këtë javë është e pamundur të mbahet seancë”, ka thënë Simiq./Lajmi.net/