Simeone zbulon klubin e ri të Griezmannit

Diego Simeone ka theksuar se sulmuesi francez, Antoine Griezmann, do të lejohet të realizojë dëshirën e tij të kalimit te Barcelona.

Sport

15/12/2017 09:25

Diego Simeone ka shtuar spekulimet se Antoine Griezmann mund të largohet nga Atletico Madrid duke u transferuar te Barcelona.

Trajneri argjentinas ka theksuar se sulmuesi francez do të lejohet të realizojë dëshirën e tij të kalimit në Camp Nou.

“I dua shumë futbollistët e mi dhe dua t’i shoh duke u zhvilluar. Nuk jam mosmirënjohës”, deklaroi Simeone për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse një futbollist vjen dhe më thotë: ‘Trajner, e kam një mundësi të jetës për të luajtur për një ekip të caktuar, dua të largohem’. Nëse ai i bëri të gjitha që pati mundësi për mua sikurse Griezmann, i them se nuk ka problem”, u shpreh ai.

“Sigurisht se Griezmann në një moment do të lejohet të largohet, njësoj siç ndodhi me Costan dhe Arda Turan që po ashtu u lejuan të largohen nga Atletico Madrid”, përfundoi Simeone. /Lajmi.net/