Simeone: Vicente Calderon duhet të jetë në zjarr

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone i është lutur tifozëve të skuadrës së tij të mos heshtin për asnjë minutë në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Bayer Leverkusenit.

Sport

16/03/2015 22:41

Simeone ka thënë se tifozët e skuadrës së tij duhet të brohorasin përgjatë tërë takimit kundër Bayer Leverkusenit gjatë ditës së nesërme.

“Ata janë një skuadër që luajnë një futboll shumë direkt. Ata kanë një ritëm të madh përpara golit, sidomos në një largësi të vogël”.

“Ne duhet t’i shikojmë këto gjëra të cilat na kushtuan shumë në Gjermani”.

“Dua që Vicente Calderon të jetë në zhurmë përgjatë tërë takimit. Dua që stadiumi të mos pushojë për asnjë minutë të vetme përgjatë tërë ndeshjes”, përfundoi Simeone.