Simeone shkon te Argjentina, çfarë po ndodh?

Diego Simeone ka shkuar në Argjentinë.

Sport

10/10/2018 13:30

Trajneri i Atletico Madridit ka udhëtuar në mëngjes për në vendlindjen e tij, raporton ‘Cadena Ser’.

Sipas të përditshmes, Diego Simeone ka shkuar në Argjentinë, pasi babai i tij është në gjendje të rëndë, përcjell “lajmi.net”.

Trajneri argjentinas ka mësuar se babai i tij është i sëmurë rëndë, andaj ka lënë stërvitjet te Atletico Madrid, duke udhëtuar me urgjencë. /Lajmi.net/