Simeone: Ronaldo? Jo, ky është futbollisti më i “fortë” i Realit (FOTO)

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka identifikuar mesfushorin e Real Madridit, Casemiro si futbollist shumë të rëndësishëm për kundërshtarin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

28/05/2016 09:39

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka “frikë” nga një futbollist i Real Madridit.

Dhe, ai nuk është sulmuesi Cristiano Ronaldo.

Strategu argjentinas ka identifikuar mesfushorin Casemiro si futbollist shumë të rëndësishëm në lojën e “Los Blancos”.

“Ndeshja do të jetë shumë e tensionuar, shumë e barabartë, sidomos në fillim”, deklaroi Simeone, përcjell “Lajmi.net”.

“Casemiro u mundëson atyre që të rreshtohen më mirë nëse e humbin topin. Kushdo që fiton duelet në mesfushë do të ketë një përparësi”, theksoi ai.