Simeone: Real Madrid – Man City, ky ekip dua të jetë në finale

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone do të ishte i lumtur nëse do të takohej me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

04/05/2016 09:30

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone nuk ka problem që të ballafaqohet me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Simeones u kualifikua në finale duke e eliminuar Bayern Munichun.

Atletico pret duelin mes Manchester Cityt dhe Real Madridit për ta mësuar kundërshtarin e finales.

Dhe, Simeone ka thënë se do të ishte i lumtur që të ndeshet me rivalin e qytetit.

“Jam i lumtur”, tha ai rreth mundësisë së takimit me Real Madridin, përcjell “Lajmi.net”.

“Ne duam diçka tjetër por nuk besoj në hakmarrje. Ka shanse të reja në jetë, jo hakmarrje. Dhe, kjo do të ishte një rast i ri”, u shpreh ai.