Simeone qëndron në Atletico, vetëm me një kusht

Diego Simeone mund të largohet nga Atletico Madrid, nëse klubi nuk i siguron atij lojtarë të rinj me kualitet.

Sport

30/05/2016 23:25

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta përforcojnë ekipin me lojtarë kualitativë, posaqërisht në fazën sulmuese. .

Mirror raporton se ky është kushti i trajnerit argjentinas për të qëndruar te klubi madrilien.

Në të kundërtën, ai mund të largohet nga “Los Colchoneros” gjatë kësaj vere.

Simeone pas humbjes nga Real Madridi në finale të Ligës së Kampionëve, ka thënë se do të shikojë të ardhmen e tij në Spanjë.