Simeone parashikon finalen e Europa League

Diego Simeone i gëzohet kualifikimit të Atletico Madridit në finalen e Europa League.

Sport

04/05/2018 07:06

Diego Simeone ka festuar kualifikimin e Atletico Madridit në finalen e Europa League.

Skuadra e tij mposhti Arsenalin me rezultat 1:0 në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale duke siguruar kalimin në finalen e Lyonit ku do të takohen me Olympique Marseille.

“Finalja? Do të jetë një ndeshje e madhe, Marseille është shumë i fortë”, deklaroi Simeone në konferencë për media pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Isha i pikëlluar në tribuna sepse isha larg futbollistëve por sigurt Burgos ka bërë punë të mrekullueshme. E kam shikuar ndeshjen në tribuna duke u ulur si një tifoz”, theksoi ai. /Lajmi.net/