Simeone: Ndaj Realit sulmojmë, duam fitore

Diego Simeone ka thënë se nuk e kanë ndërmend të mbrohen dhe ta presin Real Madridin në derbin e së dielës.

Sport

03/10/2015 23:09

Simeone ka paralajmëruar se Atletico do të luajë me skemën 4-3-3, që i bie se do planifikojnë t’a zhvillojnë një ndeshje  mjaft sulmuese.

“Do të luajmë me skemën 4-3-3. Me një modul të tillë njëri mes Correas dhe Ferreira Carrascos do të zërë vend në formacion. Në këtë moment kemi lojtarë që mund të përshtaten me një sistem të tillë loje, pasi përveç Griezmann janë edhe Correa e Ferreira Carrasco”, ka thënë Simeone.

“Ndaj Eibarit na shkoi mirë me këtë skemë shpresoj që të bëjmë një paraqitje të mirë edhe përballë Los Blancos. Si e shoh Realin e Benitezit? Duke ndjekur të njëjtën linjë, zhvillon një futboll sulmues dhe mbrohet më mirë nga krahët. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të mos u lejojmë hapësira nëse duam të fitojmë ndaj tyre”, ka shtuar më tej trajneri