Simeone: Ky është lojtari më i mirë në botë

Për trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone, ylli i skuadrës së tij, Antoine Grizemann, është lojtari më i mirë në botë.

Sport

05/10/2018 15:40

Deri te ky konstatim, trajneri argjentinas ka ardhur pas paraqitjes që Griezmann bëri në Ligën e Kampionëve, në fitoren e Atletico Madridit ndaj Club Brugge.

“Unë kam thënë edhe sezonin e kaluar dhe do ta them përsëri, për mua Griezmanni është lojtari më i mirë në botë”, ka deklaruar Simone.

“Ai e ka fituar titullin e Ligës së Evropës, Kupën e Botës, Superkupën e Evropës dhe përfundoi në vendin e dytë në një ligë ku luajnë Barcelona dhe Real Madridi. Ai është në një vend ku dëshiron të jetë”.

“Ai vendosi të qëndrojë në Atletico dhe këto janë pasojat. Ai është duke e shijuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij”, ka thënë Simeone./Lajmi.net/