Simeone: Kurrë nuk bëhem trajner i kësaj skuadre

Diego Simeone i ka mbyllur dyert Real Madridit.

Sport

21/03/2017 19:18

Trajneri argjentinas i Atletico Madridit, shkaku i respektit dhe dashurisë që ka për skuadrën që drejton, ka deklaruar se kurrë nuk do të drejtojë skuadrën rivale të Real Madridit.

“Real Madrid? Kurrë nuk do ta drejtojë këtë skuadër. Është çështje ndjenjash, unë ëndërroj ta drejtoj ekipin kombëtar të Argjentinës, por për atë punë duhet akoma të rritem si trajner”, ka deklaruar Simeone.

Përndryshe Simone jo pak herë përmendet për rikthimin në Serie A te Interi, tani si shef i bankinës./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6