Simeone kërcënon Realin e Barçën

Diego Simeone i ka kërcënuar rivalët Barcelona e Real Madrid, duke insistuar se Atletico Madrid e ka një sulm vdekjeprurës.

Sport

15/08/2014 22:00

Askush më shumë se Atletico Madrid nuk ka shkëlqyer sezonin e kaluar në La Liga. Colchoneros e fituan në fund me meritë La Ligan, duke i lënë prapa skuadrat milionere si Real Madrid e Barcelona, ndërsa shkëlqeu edhe në Ligën e Kampionëve, duke e përfunduar sezonin si nënkampion evropian.

Largimet e shumta nuk e penguan ekipin madrilen që të qëndrojë ende i fortë Diego Costa nuk është më në ekip, por për këtë nuk preokupohet fare trajneri Diego Simeone.

“E kemi blerë Raul Jimenezin, një lojtar që i ka karakteristikat për të cilat kishim nevojë. Është i ri, i shpejtë, një lojtar i zonës. I kemi më pas edhe Griezmann, Raul Garcia e Mandrukic. Potenciali ynë ofanziv është mjaft i fortë dhe i rëndësishëm”, deklaroi trajneri argjentinas, që bëri sensacion me Los Colchoneros sezonin e kaluar.