Simeone ka një ekip të ri

Diego Simeone ka tejkaluar Antonio Conten në garë për postin e menaxherit të Chelseas.

Sport

27/02/2016 11:22

Diego Simeone do të emërohet menaxher i ri i Chelseas.

Trajneri i Atletico Madridit do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, edhe pse ka kontratë me Vicente Calderon deri më 2020.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” ka bërë të ditur se ai do të drejtojë Chelsean, përcjell “Lajmi.net”.

Antonio Conte konsiderohej si favorit për postin në Stamford Bridge.

Por, pronari i “Blues”, Roman Abramovich ka zgjedhur Simeonen për menaxher të ri.